Dy dite me pare ne “Loro Boriçi” Vllaznia u kualifikua me shume veshtire ndaj Flamurtarit duke ecur me tej ne Kupen e Shqiperise, por duhet thene se ka qene nje perballje e cila kerkoi kohen shtese per te percaktuar skuadren fituese.

Megjithate duhet thene se vlonjatet kane bere nje paraqitje shume te mire dhe ndonese ne nje kategori me inferiore se shkodranet, ne fushe kane qene thuajse te barabarte. Kane patur edhe ato rastet e tyre dhe nese do t’i kishin konkretizuar, gjerat mund te ishin ndryshe.

Por ajo qe ka rene ne sy ka qene edhe duartrokitja e tifozeve te Vllaznise per Flamurtarin dhe kjo gje i ka bere pershtypje edhe drejtorit sportiv te ketij te klubi, te mirenjohurit Alfred Ferko i cili ne nje prononcim per mediat eshte shprehur:

“Ishte nje ndeshje e mire per ne pasi rezultati 2-1 i takimit te pare ne Vlore na mbushi me shprese per te tentuar deri ne fund kualifikimin. Beme nje ndeshje shume te mire, por rezultati ishte ai qe ishte. Gjithsesi nuk ka asgje per t’u deshperuar, pasi duhet te vazhdojme perpara.

Ne ndeshjen ndaj Vllaznise ne shperdoruam, me gjithe respektin per kete skuader, por ne mund te ishim kualifikuar nese do te kishim shenuar te paret sepse i kishim edhe mundesite. Faktin qe ne luajtem mire, na e mbeshteten edhe tifozet shkodrane qe na duatrokiten kur mbaroi ndeshja. Kjo mbetet kenaqesi per ne”./SHKODRA-SPORT.COM/