Kur flasim per volejbollin e meshkujve ne Shkoder, kuptohet qe shumekujt mendja i shkon tek brezi i viteve ’80 i cili vertete nuk arriti te fitonte tituj kampione, por vetem disa Kupa te Republikes dhe njekohesisht ka dhuruar shume emocione. Pjese e ketij brezi ka qene edhe Besnik Lisha.

Po ndalemi sot tek ky personazh ngaqe ka ditelindjen. Ai feston 62 vjetorin e tij te lindjes dhe me kete rast, ne emer te redakseise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj i urojme atij edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Besnik Lisha ka lindur me 7 mars 1961 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me volejboll. Pasi luan me te rinjte ku spikat per vlerat dhe aftesite e tij, ne vitin 1979 kalon tek ekipi i te rriturve te Vllaznise, me te cilin do te luante per me shume se nje dekade.

Si rrjedhoje, duke qene pjese e nje brezi te shkelqyer sportistesh i cili do t’i dhuronte klubit Vllaznia dhe Shkodres tre Kupa Republike njera pas tjetres, pikerisht ne vitet 1985, 1988 dhe 1989. Dhe Besnik Lisha eshte gjithmone aty duke dhene kontributin e tij.

Ka luajtur ne pozicionin e shuterit dhe ka lene gjurme me aktivizimet e tij. Si rrjedhoje ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia eshte vleresuar me titullin “Mirenjohje” nga Bashkia Shkoder si nje nga “Sportistet e shekullit te Vllaznise.

“Ka qene nje kenaqesi dhe krenari qe kam qene pjese e ketij klubi. Une ruaj momente te lumtura nga aktivizimi im me Vllaznine dhe padyshim qe do te veçoja trajneret e mi. Dua te permend Petrit Juknin, Mehdi Temalin, Mark Grimcin, gjithashtu edhe Viktor Jubanin e Flamur Agollin. Keto trajnere kane patur nje rol shume te rendesishem ne jeten time dhe prej tyre jam ky qe jam sot”- eshte shprehur gjithnje Lisha.

Prej shume vitesh ai jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por vitet e fundit eshte rikthyer serish ne Shqiperi, per te dhene kontributin e tij tashme si trajner. Fillimisht tek Vllaznia dhe me pas per disa kohe tek Skenderbeu, nderkohe qe eshte rikthyer serish te Vllaznia ku drejton ekipin e femrave.

Kuptohet qe kjo eshte ajo qe di te beje me mire se çdo gje tjeter sepse volejbolli eshte jeta e tij. Jo me kot, pjese e familjes se tij eshte edhe bashkeshortja- Valbona, e cila edhe ajo vjen prej ketij sporti, ashtu si dhe i biri Gerti qe ka luajtur me shume sukses ne Amerike, por edhe duke qene pjese e kombetares shqiptare.
Gjergj KOLA