Nga Gjergj KOLA

Dita e sotme do te jete dite feste per ish- volejbollisten e Vllaznise, per trajneren aktuale te Vllaznise dhe njekohesisht pedagogen e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Nora Deda. Ajo ka ditelindjen dhe do te festoje me njerezit e saj te dashur 55 vjetorin e lindjes.

Nora Deda ka lindur me 17 prill 1969 dhe ne rinine e saj i eshte perkushtuar sportit te bukur te volejbollit, ku eshte dalluar gjithnje si me ekipin e Vllaznise, ashtu edhe me ate kombetar. Jo më kot është vlerësuar si një nga “volejbollistet e shekullit të SK Vllaznia” ne festimet e bera me rastin e 100 vjetorit te krijimit te ketij klubi.

Vete Nora duket shume e lumtur per kontributin e dhene ne sport dhe ajo jo me kot, gjen rastin edhe te falenderoje trajneret e saj e per kete thote: “Nuk mund të lë pa përmend respektin e madh që kam për gjithë trajnerët e mi, për mësuesin tim të parë Viktor Jubanin, për trajnerin tim të parë Vehbi Sulejmanin dhe për prindin, edukatorin dhe trajnerin e shquar të Shkodrës Mark Grimcin”.

Nora Dedes i eshte besuar edhe detyra e trajneres se ekipit te femrave te Vllaznise dhe sapo ka mbyllur nje sezon te cilin ajo e konsideron te suksesshem duke e renditur ekipin ne mes kater me te mireve te kampionatit, pavaresisht shume veshtiresive qe ajo ka volejbollistet kane kaluar./www.shkodrasport.com/