Nga Gjergj KOLA

Kater vjet me pare, pikerisht me 19 prill 2020, sporti shkodran mori nje lajm shume te keq. U nda nga jeta pas nje infarkti te pesuar, nje nga biznesmenet e njohur te Shkodres, por njekohesisht ish- hendbollisti i njohur i Vllaznise Nikolin Karroca. Prandaj sot eshte dita per ta kujtuar serish ate sepse ne fakt vetem fizikisht nuk eshte me mes nesh.

Ajo dite e prillit te para kater viteve solli nje ngjarje e trishte qe shokoi te gjithe, por veçanerisht miqte dhe familjen e tij, por padyshim edhe njerezit e sportit sepse Nikolini ishte shume i afert me ta. Madje ne vitet e fundit para ndarjes nga jeta, ai u afrua serish tek sporti i hendbollit.

Tashme ne rolin e sponsorit dhe presidentit, duke i dhene nje ndihme te madhe ekipit te Vllaznise per t’u rikthyer serish ne nivele te larta dhe fale financave te tij, ia dolen ta bejne kete gje-

Nikolin Karroca ka kontribuar per disa vite me rradhe si sportist dhe ka qene nder me te miret e viteve ’90 dhe jo me kot, ne anketen e organizuar nga SK Vllaznia me rastin e 100 vjetorit te saj, Nikolin Karroca eshte vleresuar si nje nga hendbollistet me te mire te shekullit.