Pas tre fitoreve rradhazi ne kampionat, Vllaznia peson dy humbje dhe kjo padyshim qe verteton me se miri qe kjo skuader vazhdon te kete oshilacione ne lojen dhe rezultatet e saj, te cilat kane bere qe ajo te mos jete ne krye te renditjes ku ndoshta e meritonte te ishte.
Astrit Hafizi, ish- futbollisti dhe ish-trajneri i saj, gjate emisionit Studio Sport ka bere nje analize te shkurter te kuqebluve duke u ndalur tek fakti qe ata duhet te rikthehen ne traditen e tyre, ate te te luajturit bukur futboll.
“Vllaznia eshte nje skuader e cila po doli jashte lojes se saj tradicionale, edhe rezultate nuk do te kete. Po mbeti brenda struktures te lojes se saj siç beri ne keto ndeshjet e fundit, biles vinte pas kater fitoresh rradhazi duke perfshire edhe ndeshjen e kupes ne Ballsh. Por ajo gaboi ne Ballsh fillimisht e me pas edhe ndaj Erzenit.
Me te tilla oshilacione sigurisht qe nuk do te jete pretendente. Ajo duhet te jete shume e kujdesshme per te shfrytezuar piken e saj me te forte, lojen e bukur dhe nuk duhet kurrsesi t’i largohet asaj. Vertete mund ta fitosh nje ndeshje duke luajtur edhe shemtuar, por eshte e papranushme kur je 2-0 ne avantazh dhe kundershtari te ben 2-2, je ne avantazh 1-0 dhe ne fund humb 1-2 dhe keto i kane ndodhur Vllaznise ne dy fazet e para te kampionatit.
Tani ne fakt skuadra mori njefare stabiliteti, edhe Josa filloi ta kuptoje me mire situaten sepse ai tashme e njeh si duhet kete skuader ngaqe e ka drejtuar edhe here te tjera ate. Edhe ai filloi ta kuptoje se piken me te forte kjo skuader ka lojen. Ne kohen tone nuk na shijonte aspak nje fitore pa nje loje te bukur. Me dukej sikur fitonim kot.
Kuptohet qe mund te fitohet edhe ashtu, por shkodranet nuk e pranonin kete gje sepse nuk ishte ne traditen e Vllaznise dhe u dukej si humbje. Ne fakt ishte nje fitore me “mbathje neper kembe”. Ne kemi fituar edhe ne menyre te shemtuar, por kjo nuk duhet te ndodhe shpesh, prandaj nese Vllaznia deshiron te jete pretendente, duhet te luaje bukur futboll”.