I ftuar në studion e “Qatar N’24” në “News 24” trajneri i njohur Shpëtim Duro, analizoi sfidat e sotme teksa foli me superlative për Leo Mesin. Në deklaratën e tij, tekniku kryeqytetas ndër të tjera u shpreh:

“Holanda- Dëshira është gjë tjetër dhe realiteti është diçka tjetër. E kam thënë që mund të fitojë Botërorin. Po fiti Argjentina, i bie që do ecë Mesi, kështu që është në rregull. Parashikimet ishin të sakta pak a shumë, normalisht nuk dalin të gjitha ndeshjet. Nuk kishte surpriza.

Mesi- Statistikat e Mesit në Kupa dhe Top të Artë bën që të jetë i paarritshëm. Janë dy lojtarë të mëdhenj që i takojnë periudhave të ndryshme (Krahasimi me Maradonën). Nuk kuptohet Argjentina pa Mesin. Mesi ka qenë pothuajse gjithmonë lojtari i ndeshjes.

Ndeshja sot- Australia ishte perfekte derisa e pësoi. E vetmja zgjidhje ishte ajo që bëri Mesi. “Pleshti”, të njëjtën gjë bëri edhe me ekipet e tjera. Austrialia humbi një rast që mund të ndryshonte ndeshjen, por ekipi i Skalonit mund të themi se debutoi. Trajneri bëri që ekipi i Argjentinës të kualifikohej”, u shpreh Duro.