Vllaznia ka vijuar edhe sot pergatitjet per sfiden e Superkupes ndaj Tiranes. Seanca e rradhes eshte zhvilluar pasdite ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne te kane qene te pranishem te gjithe futbollistet me perjashtim te Bulatoviç e Juriç qe siç dihet jane te demtuar.

Diten e djeshme siç dihet, kuqeblute luajten miqesoren me Veleçikun te cilen e fituan me rezultatin 3-2 dhe lajmi me i mire pas kesaj ndeshje eshte se Hakaj i cili u largua nga kjo ndeshje i demtuar, sot eshte stervitur normalisht me grupin.

Qe do te thote se ai nuk ka asnje demtim serioz dhe ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per stafin teknik. Neser nderkohe skuadra do te jete pushim, per t’iu rikthyer serish te henen stervitjes.

Vllaznia eshte e vendosur per te kerkuar fitoren e trofeut te Superkupes te merkuren ne perballjen qe do te luaje ne oren 19.00 ne “Air Albania” ndaj ekipit te Tiranes. Ajo ka fituar deri tani dy here kete trofe dhe tashme do te kerkoje edhe te tretin./SHKODRA-SPORT.COM/