LAÇI- BYLIS (2-1)
Laci vs Bylis, një ndeshje shume e luftuar, me duele ne mesfushe, me shume nderprerje te lojes, por qe nxorri fitues Laçin. Kjo dhe fale gabimeve te portierit Hidi. Me kete fitore, Laçi afrohet me zonen europiane, ndersa Bylis dhe pse humbi personalisht, me pelqen menyra e te luajturit pasi ben nje loje sulmuese, preson lart dhe nuk shfaq shenja inferioriteti ndaj asnje kundershtari. Por ne vazhdim i duhet kujdes sepse eshte futur ne zonen e play out-it.

KUKSI- VLLAZNIA (0-0)
Kukesi vs Vllaznia, nje ndeshje qe u luajt me friken e te mos humburit nga te dyja ekipet. Nne pergjithsi loje e barabarte dhe vetem ne 15 minutat e fundit Kukesi dominoi, pati rast per ta fituar, por fati ishte me Vllaznine qe me kete barazim morali do ta quaja, ka nevoje imediate per 3 pike ndaj Partizanit.

FLAMURTARI- TIRANA (0-2)
Flamurtari vs Tirana, fitorja e kesaj te fundit dhe barazimi i Kukesit bejne qe bardheblute te shkojne qetesisht tani drejt titullit kampion. Tirana dhe pse nuk luajti shume mire, ndikuar dhe nga mungesat, mori 3 pike te vlefshme. Ndersa Flamurtari dhe pse me ekip te ri dhe pa pretendime, mundohet te beje diçka dhe kjo vlen per ndershmerine e verdikteve finale.

SKËNDERBEU- LUFTËTARI (2-0)
Skenderbeu vs Luftetari, nje ndeshje e bukur per syrin e spektatorit. Skenderbeu pas pushimeve luan me bukur dhe eshte me konkret. Ka marre pike te mjaftushme per t’u larguar nga zona play-out, ndersa tek Luftetari po rriten disa lojtare shume te mire qe e kane te ardhmen e sigurte.

PARTIZANI- TEUTA (0-1)
Partizani vs Teuta, te marresh veten pas nje humbje 5- 1 ne derbi eshte shume e zorshme. Psikologjia ne sport eshte faktor vendimtar ndaj Partizani humbi nje ndeshje dhe pse e domonoi me loje. Ndersa Teuta mori nje trepikesh me fat per te kompesuar ato pike qe ka lane per fatin e saj te keq. Kjo eshte metoda e kompensimit qe ndodh gjithmone ne futboll.