HomeKRYESOREAnalizë Kuq E Zi/ Reja rikthen Ajetin, shifrat e fillim-sezonit janë optimiste

Analizë Kuq E Zi/ Reja rikthen Ajetin, shifrat e fillim-sezonit janë optimiste

Mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes kanë detyruar trajnerin Edi Reja që të përfshijë në listën për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve edhe Arlind Ajetin, një qendërmbrojtës dikur titullar, por që vitet e fundit ka pësuar një rënie shqetësuese.

Këtë sezon Ajeti ka firmosur me Pordenonen në Serinë C italiane, ku ka luajtur të plota 4 ndeshjet e para të këtij sezoni dhe vjen me një minutazh të kënaqshëm e formë fizike të mirë.

Edhe shifrat e publikuara në emisionin “Analizë Kuq E Zi” konfirmojnë formën e mirë të mbrojtësit që luajti me Shqipërinë në euro 2016 dhe që në këto ndeshje do t’i kërkohet të ndihmojë për të ëndërruar një tjetër kualifikim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments