Ekipi Kombëtar është grumbulluar në një nga resortet e qytetit të Durrësit ku dhe kanë përfunduar pak më parë seancën e parë stërvitore.

Është konfrimuar mungesa e Keidi Bare dhe Endri Çekiçit që nuk do të jenë të pranishëm për asnjë nga sfidat e Nations League.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit në transfertë më 24 shtator dhe ndaj Islandës në shtëpi më 27 shtator.

Keidi Bare dhe Endri Çekiçi do të jenë mungesat e mëdha që do të zëvendësohen nga Arbnor Muçolli dhe Enis Çokaj, të cilët do të bashkohen me ekipin në grumbullim, gjatë orëve në vijim. Lajmi bëhet i ditur nga emisioni “Analizë Kuq e Zi” në Super Sport.