HomeKRYESOREAncelotti sakrifikon Benzema ndaj Barcelonës me qëllim që të jetë në formë...

Ancelotti sakrifikon Benzema ndaj Barcelonës me qëllim që të jetë në formë ndaj Chelsea

Karim Benzema nuk është përjashtuar për El Clasico të së dielës kundër Barcelonës, por Real Madrid aktualisht beson se sulmuesi i tyre ka 40 për qind shanse për të marrë pjesë në ndeshjen në Estadio Santiago Bernabeu.

Carlo Ancelotti nuk do të rrezikojë me Benzemën, pasi përparësia e Real Madridit është të sigurohet që francezi të jetë plotësisht i gatshëm për çerekfinalet e Champions League kundër Chelseat.

Los Blancos janë aktualisht 10 pikë përpara Sevillës së vendit të dytë në La Liga Santander dhe 15 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë.

Siç ka shpjeguar “MARCA”, El Clasico është çelësi i shpresave të Real Madridit për të fituar titullin e La Liga Santander, por “Los Blancos” preferojnë që Benzema të humbasë ndeshjen kundër Barcelonës sesa ndeshjen me Chelsean.

Lajmi i mirë është se nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se lëndimi i Benzemas është i lehtë. Ndërkohë, Ancelotti do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij.

Bale u stërvit në ambiente të mbyllura të premten, por nuk po vuan nga ndonjë dëmtim. Fokusi i tij është në playoff-in e ardhshëm të Kupës së Botës 2022 të Uellsit kundër Austrisë.

Seanca e fundit stërvitore përpara El Clasico do të zhvillohet të shtunën në orën 11:00 CET, dhe do të jetë e hapur për mediat për 15 minuta ndërsa transmetohet drejtpërdrejt në Real Madrid TV.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments