Arbitrimi i treshes së arbitrave durrsakë në ndeshjen e sotme Vllaznia- Laçi është kontestuar jo pak nga futbollistë, drejtues por edhe tifoyët shkodranë. Dhe këtu nuk është fjala vetëm për një mosdhënie 11-metërshi në favorin e tyre. Edhe shumë vendime të tjera kanë qenë të dyshimta dhe kjo padyshim që ka sjellë irritimin e pjestarëve kuqeblu. Askush nuk e kontestoi vendimin për 11-metërshin e dhënë për Laçin në minutën e 44-të sepse ndërhyrja e Sherrit ka qenë vërtetë e dënueshme.

Por sakaq, dy minuta më vonë ka qenë i njëjti moment për të vërshëllyer edhe në zonën kurbinase por se bëri. Një top i goditur nga Çinari ka mbetur gjatë në duart e Uzunit të shtrirë në tokë por ai nuk e ka parë të arsyeshme këtë herë të tregojë pikën e bardhë.

Kjo gjë ka sjellë irritimin e madh të tifozëve por edhe të drejtorit sportiv Zeka që ka protestuar jo pak tek to në fundin e pjesës së parë. Por, vendimet e dyshimta të kësaj treshe kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë me dhënie faullash të paqëna për kundërshtarin, për pozicione jashtë loje të paqëna për shkodranët, etj. Vërtetë Vllaznia ka humbur dhe ajo është pranuar, gjykimi ka lënë për të dëshiruar sot nga Andi Koçi, Fatmir Lama dhe Herald Lisaku.

© shkodrasport.com