E ardhmja e Elseid Hysajt është vendosur dhe sezonin e ardhshëm ai do të jetë pjesë e një skuadre tjetër, për shkak se ka vendosur të largohet nga Napoli.

Të shumta janë klubet që janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shkodran. Menjëherë pasi menaxheri konfirmoi se lojtari do të largohet nga Napoli, në mediat italiane nisi të qarkullojë lajmi se klubi portugez, i Benfikas, ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit.

Gjithashtu interes për shqiptarin, kanë shfaqur edhe dy klubet e njohur franceze, Olimpik Marseja deh Lioni.

Megjithatë nuk janë vetëm këto skuadra që kanë shfaqur interes për shkodranin. Raportohet se së fundmi në garë për shërbimet e Hysajt është futur edhe skuadra e La Ligës spanjolle, Sevija.

Këta të fundit po e ndjekin me kujdes situatën e mbrojtësit të djathtë dhe po përgatisin ofensivën për të mbërritur te lojtari.