Duhej të luhej pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës miqësorja e basketbollit të ekipeve të meshkujve të Vllaznisë dhe Trepçes së Kosovës, por nuk do ndodhë kështu. Kanë qenë mesa duket drejtuesit e ekipit kosovar që kanë ndryshuar planet e tyre dhe prandaj ata nuk do vijnë në Shkodër për ta zhvilluar këtë ndeshje. Ishte menduar të ishte një ballafaqim interesant mes djemve të rinj shkodranë dhe pjestarë të ekipit që udhëheq kampionatin e Kosovës, në rradhët e të cilit ka edhe basketbollistë amerikanë. Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj kishte shprehur gatishmërinë e tij për këtë miqësore megjithatë ajo nuk do luhet. Në kushte të tilla, ekipi shkodran do të vazhdojë përgatitjet e tij për kampionatin kombëtar ku siç dihet ka objektiv renditjen në katër ekipet më të mira të vendit në fund të sezonit.

www.shkodrasport.com