U mendua se ishte nje ekip i pathyeshem por Vllaznia U19 eshte ndalur sot ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe ka luajtur ne Laç ndaj skuadres vendase duke humbur ne shifrat 2-0.

Skuadra laçiane e drejtuar nga trajneri shkodran Arber Shytani ka arritur te shenoje dy gola ne pjesen e dyte, fillimisht me ane te Gucit ne minuten e 48-te dhe me pas me Myrten ne minuten e 89-te.

Vllaznia U19 e Vioresin Sinanit nuk ka bere ndeshjen e saj me te mire dhe ne kete menyre pas dy fitoreve ne ndeshjet e para, tashme eshte e detyruar te pranoje humbjen e pare.

Kujtojme qe perballe ka patur nje ekip shume te forte, i cili perpos trajnerit Shytani, ka ne organiken e tij edhe disa futbolliste shkodrane te Akademise “Djelmnia shkodrane” te cilet me marreveshje mes dy klubeve kete sezon kane kaluar tek Laçi.


LAÇI U19- VLLAZNIA U19 2-0

Shenues: Geci ’48, Myrta ’89

LAÇI U19: Pojana, Taleb, Maxhallaku, Delaj, Guci, Myrta, Syla, Lesha, Farruku, Cena, Zhuri. Trajner Arber Shytani. U aktivizuan edhe Mera e Murataj.

VLLAZNIA U19: Lekaj, Marashi, Rroku, Çelepija, Shimaj, Brahimi, Hajdari, Zaganjori, Halili, Kubazi, Dodaj. Trajner Vioresin Sinani. U aktivizuan edhe Hagrepi, Gerbeti e Cungu.