Ante Aralica është sulmuesi që rrezikon më shumë largimin nga Vllaznia pas ardhjes së Bekim Balajt. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, drejtuesit e klubit shkodran do të prishin kontratën me kroatin, por që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për dëmshpërblimin e tij.
Kontrata i skadon pas mbylljes së këtij sezoni dhe Vllaznia kërkon që të arrijë një marrëveshje për zgjidhjen e saj. Nje gje te tille e pranoi diten e sotme edhe vete presidenti Alban Xhaferi ne konferencen per shtyp.
Ne fakt largimi i tij pritej qe veren e kaluar, por ne ato momente ishte trajneri Josa qe duke patur besim ne aftesite e lojtarit, u kerkoi drejtuesve ta rinovonin kontraten me te, por me kalimin e javeve edhe vete ai u zhgenjye nga performanca e sulmuesit.
Ne keto rrethana tashme duhet tentuar zgjidhja e kontrates sepse eshte e qarte qe Vllaznia nuk ka me nevoje per sherbimet e Aralices. Per me teper qe tashme ka filluar te shfaqe gjoja edhe disa probleme demtimesh.