Kevin Zefi bëhet gati për t’u larguar nga Interi. Talenti shkodran do t’i bashkohet një tjetër skuadre, këtë herë do të mbërrijë në Angli te Newcastle.

Marrëveshja është arritur dhe duket se është çështje orësh zyrtarizimi. Zefi do të shkojë te akademia e Neëcastle, pasi anglezët e kërkojnë me çdo kusht dhe e vlerësojnë së tepërmi këtë futbollist.

Ndërkohë te Interi, Zefi është stërvitur edhe me ekipin e parë në disa raste, por ekipet italiane nuk shquhen për mundësitë që i japin lojtarëve të akademisë.

Sa i përket Kombëtares, Kevin Zefi, i cili vertete ka lindur ne Irlande por prinderit i ka nga Shkodra, deri me tani ka përfaqësuar moshat e Irlandës dhe është ende në kohë që të luajë me Shqipërinë.