U nis të luhej si një ndeshje futbolli, por nuk porfundoi si e tillë. Kamza-Laçi sot ka prodhuar një ngjarje të turpshme. Rezultati përfundoi 1-1, e ndërsa në fundin e takimit tifozët kanë hyrë në fushën e lojës ku kanë goditur arbitrin Eldorian Hamiti, i cili aktualisht ndodhet në spital.

Newsport.al mëson se Hamiti me shumë mundësi do të qendrojë në spital mbrëmjen e sotme, pasi nuk ndihet mirë, sepse ka shqetësime, si të vjella dhe dhimbje koke.

Gjithashtu, kujtojmë që në krahun tjetër, është arrestuar edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, i cili ka hyrë në fushën e lojës dhe ka godituar kryesorin Eldorian Hamiti. Mbetet për t’u parë si do të shkojë në vazhdim kjo situatë, pasi është një kambanë alarmi edhe për instancat përkatëse.

Deri më tani janë zhvilluar 24 javë kampionat në Superiore dhe duket sikur nga java në javë gjendja po nxehet më shumë./newsport/