Vllaznia mori nje fitore me shume vlere ne sfiden e kaluar ndaj Partizanit dhe ka rihyre fuqishem ne rrugen e saj te pretendimeve per titullin kampion. Per me teper tashme edhe pas blerjes se sulmuesit Bekim Balaj.

Ish- kapiteni i saj Gilman Lika ne nje rrefim per “Oversport” e konsideron ate nje ndeshje te madhe te Vllaznise, nderkohe qe u ka bere thirrje te gjithe pjestareve te saj per moskalim ne vetekenaqesi sepse kjo mund te kete pasoja pastaj sa i takon objektivave.

“Une e shihja kete ndeshje si trenin e fundit te Vllaznise per pretendimet e saj sepse çdo rezultat tjeter do ta kishte nxjerre ate me 99 % jashte pretendime per titull. Por une mendoj se Vllaznia beri nje ndeshje te madhe ndaj Partizanit dhe kete e them me gojen plot. Ka qene krejt ndryshe prej shume ndeshjeve te tjera ku ka patur uljet dhe ngritjet e saj.

Mbase rezultati mund te ishte edhe ndryshe, duke pase parasysh edhe rastin e humbur nga futbollisti i Partizanit kur rezultati ishte 1-0 per ta. Megjithate duhet ta pranojme te gjithe se sidomos ne pjesen e pare Vllaznia e ka dominuar frikshem kundershtarin, si ne loje ashtu edhe ne raste.

Tani skuadra shkodrane duhet te shohe perpara dhe te mos kete me justifikime. E tregoi edhe ndaj Partizanit qe ndonese me disa mungesa te rendesishme, ia doli te fitonte. Prandaj edhe ne sfidat e ardhshme duhet te punojne fort dhe te kerkojne fitoren ne secilen prej tyre sepse vetem keshtu mund te ecin drejt objektivit te saj.

Futbollistet e Vllaznise, por sidomos stafi teknik dhe trajneri Josa duhet ta kene te qarte se nuk mjafton nje fitore ndaj Partizanit. Nuk duhet ta hedhim poshte gjithe ate kenaqesi dhe entuziasem qe solli ajo fitore, ne ndeshjen e rradhes me nje rezultat negativ. Nuk duhet gezuar shume, por te mendojne per sfiden e rradhes sepse vetem keshtu mund te ecin perpara”- eshte shprehur Lika./SHKODRA-SPORT.COM/