Skuadra e Murlanit ka bere nje gjysem te pare te sezonit jo shume dinjitoze, por duket se gjysma e dyte do te jete krejt ndryshe dhe synimet jane per te qene ne peseshen e pare. Te pakten keshtu pretendon trajneri i saj Vahedin Pepaj.

Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte shprehur: “Kemi bere nje gjysem te pare te sezonit jo te mire, por mendoj se tani e tutje do te jete ndryshe. Skuadra ka pesuar disa ndryshime ditet e fundit.

Keshtu kemi larguar tre futbolliste te huaj qe nuk kane bindur aq sa duhet, dy braziliane dhe nje austrialian nderkohe qe me skuadren eshte bashkuar futbollisti Miloti qe me pare ka qene pjese e Vllaznise. Po ashtu jane rikthyer Kaçubela e Krymi.

Po shohim edhe disa lojtare te rinj dhe mendoj se ne gjysmen e dyte te sezonit do te jemi me te forte. Objektivi jone eshte t’i largohemi sa me shpejt vendeve te fundit te renditjes dhe te synojme peseshen e pare te renditjes”.

Pas 7 javesh kampionat, ekipi i Murlanit ka arritur te grumbulloje vetem 6 pike, pas 2 fitoreve te arritura, ndersa ka pesuar 5 humbje kurse golaverazhi eshte 6-11./SHKODRA-SPORT.COM/