Skenderbeu i ka bere nje nisje te shkelqyer kampionatit duke i fituar te dyja perballjet e para, fillimisht ndaj Egnatias ne transferte, ndersa dje ndaj Dinamos ne Korçe dhe ne te dy rastet me te njejtin rezultat, 1-0.
Pjese e formacionit te korçareve ne keto dy takime ka qene edhe shkodrani Ardit Nikaj i cili eshte vendosur nga trajneri Gvozdenoviç ne maje te sulmit. Dhe ndonese nuk ka shenuar, ai ka qene shume i rendesishem per skuadren e tij.
Dje ndaj Dinamos ka shkelqyer dhe ndoshta vetem mungesa e fatit e ka penguar ta dergonte topin ne rrjete. Ne pjesen e pare, pas nje zbritje te shpejte, ka shmangur mbrojtesin kundershtar dhe topi i goditur prej tij ka goditur shtyllen e majte pingule te portes se bluve.
Por jo vetem kaq. Nikaj ka qene nje shqetesim i vazhdueshem per mbrojtjen e Dinamos teksa me vrapimet e tij ishte e pamundur te mbahej nga kundershtaret.
21 vjeçari shkodran qe eshte i huazuar tek Skenderbeu, se fundi ka marre edhe ftesen e kombetares U21 te Shqiperise dhe padyshim qe edhe me te, do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira./SHKODRA-SPORT.COM/