Tek Veleçiku situata vazhdon te jete kaotike, megjithate ka shpresa qe prej kesaj fundjave gjerat do te fillojne te levizin. Pikesepari me emerimin e trajnerit te ri dhe me pas me gjetjen e lojtareve cilesore per te formuar grupin.

Ne fakt nuk do te jete e lehte sepse nga skuadra jane larguar deri tani kater lojtare te cilet jo veem kane qene titullare sezonin e kaluar, por kane qene njekohesisht nder me te rendesishmit e saj.

Behet fjale per portierin Leonard Kaçaj, mbrojtesin Arsen Elbasani, mesfushorin Florind Bardulla dhe sulmuesin Arsen Hajdari. Kater lojtare te kater reparteve te ndryshme, mungesa e te cileve mund te ndihet shume tek Veleçiku i sezonit te ri.

Por ne fakt nuk mendon keshtu kryebashkiaku- president Tonin Marinaj i cili ne nje prononcim per median e shkruar ne lidhje me keto largime eshte shprehur:

“Persa i perket largimeve te disa futbollisteve drejt Beselidhjes, ne nuk na shqetesojne shume pasi sebashku me drejtorin teknik Nuri Rexha kemi dite qe po punojme per afrimin e disa futbollisteve cilesore nga Vllaznia dhe Akademia e saj, ku sivjet jemi te bindur per realizimin e objektivit, ngjitjen ne kategori te pare”./SHKODRA-SPORT.COM/