Vllaznia ka lene pas perballjet europiane dhe ka nisur tashme pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Pasditen e djeshme ajo luajti miqesoren e pare, ate ndaj Laçit te cilen e humbi ne shifrat 2-3. Nje 90 minutesh qe tregoi edhe njehere tjeter se me 11-shen e pare skuadra funksionon, por nuk mund te thuhet krejt e njejta gje per 11-shen e dyte.

Shumica e kesaj te fundit perbehet nga lojtare te rinj te cilet duan kohen e vet per t’u ingranuar ne skuader dhe pikerisht per kete arsye, drejtuesit po shohin mundesine per te nderhyre serish ne merkato dhe per te sjelle edhe ndonje lojtar tjeter cilesor.

Po ne cilet reparte kerkon perforcime Vllaznia? Kesaj pyetje i ka dhene nje pergjigje pas miqesores se djeshme ndaj kurbinasve vete trajneri Migen Memelli kur per gazetaret eshte shprehur:

“Jemi vazhdimisht duke pare per lojtare dhe do te vazhdojme te shohim per lojtare ne pozicione vakante te cilat do te na bejne pune. Ju e pate qe ne miqesoren me Laçin mungesa e Esin Hakajt ishte shume e rendesishme, prandaj duhet te shohim per lojtare te tjere qe t’i dublojme vendet.

Por duhet te jemi shume te kujdesshem sepse jemi ne nje pike qe kampionati jone nuk na sjelle shume mundesi. Ajo qe do te deshironim ishte qe te merrnim lojtare me kualitet qe t’i vlente Vllaznise.

Ne do te kerkojme per nje sulmues qe do te rivalizonte Bekim Balajn dhe nese do te jete e mundur te kishim edhe nje lojtar me cilesi per ne krahun e majte te mbrojtjes nese mund ta ofrojme. Nese jo, mund te vazhdojme me lojtaret qe kemi ne dispozicion”./SHKODRA-SPORT.COM/