Pak dite me pare ka festuar 24 vjetorin e lindjes dhe duket se kete sezon ka gjetur vetveten dhe po tregon nje forme shume te mire sportive duke marre edhe vemendjen e shume menaxhereve dhe skauteve te ekipeve te ndryshme. E kemi fjalen per futbollistin e Luftetarit te Gjirokastres Ardit Ziaj.
Luan si mesfushor krahu megjithate kjo nuk e ka penguar ate te shenoje disa gola dhe jo me kot eshte golashenuesi me i mire deri tani per skuadren e Luftetarit ne kampionat, duke e ndihmuar ate qe te udheheqe renditjen e kampionatit dhe te ece ecin te sigurte drejt kategorise se pare.
Ziaj ka dale nga ekipet zinxhir te Luftetarit dhe me pas ka provuar te luaje me ekipe si Flamurtari, Kukesit, Tomori e Lushnja, por ne kete rikthim serish ne Gjirokater po ben shume mire duke treguar nje nivel shume te mire.
Ardit Ziaj eshte nje futbollist me nivel te larte teknik dhe duket e çuditshme sesi deri tani ekipet ku ai ka luajtur nuk ia kane dale te marrin me te miren prej ketij talenti. Por nderkohe, nisur nga paraqitjet e mira te ketij sezoni, mesojme se jane disa ekipe te huaja qe kane shfaqur interes per te.
Menaxheri i tij, i njohuri Bruno Dodi, per gazeten tone ben te ditur ne menyre ekskluzive se ne adrese te Ardit Ziajt kane ardhur disa oferta nga ekipe te ndryshme ne Turqi, Itali, Estoni, Suedi e Poloni dhe me shume siguri ne vere ate do ta shohim duke u transferuar ne njerin prej ketyre kampionateve.
Ky eshte nje shembull qe tregon se kur nje staf teknik dhe nje klub beson ne aftesite e nje lojtari deri ne fund, paçka se kjo ne Shqiper shpeshhere edhe nuk ndodh, atehere ai ka per t’ia shperblyer me paraqitjet e tij ashtu siç po ben edhe Ardit Ziaj me Luftetarin./www.shkodrasport.com/