HomeKRYESOREArmando Broja lë mbresa tek trajneri Potter. Pritet më shumë besim në...

Armando Broja lë mbresa tek trajneri Potter. Pritet më shumë besim në të ardhmen për shqiptarin

Graham Potter po shfrytëzon kohën që ka në dispozicion për të njohur më nga afër futbollistët e Çelsit. Pas largimit të Tuchel, pritet të ketë ndryshime edhe në hierarkinë e futbollistëve.

Një ndryshim mund të jetë ai i majës së sulmit. “The Sun” raporton se trajnerit të ri të Çelsit, Potter, i ka lënë mbresa në stërvitje Armando Broja. Burime të klubit kanë thënë për gazetën britanike se, Potter flet me superlativa për potencialin dhe aftësitë e sulmuesit shqiptar për t’iu përshtatur më së miri sistemit të tij.

Me përshtypjen e bërë në stërvitje, Broja duket se po i siguron vetes një vend titullari në 11-shen e Çelsit, pavarësisht se pak më parë ka ardhur në skuadër një emër si Aubameyang. Në mesjavë, kur Çelsi barazoi 1-1 në Champions ndaj Salzburgut, Broja u fut në fushë në minutën e 65′ në vend të Aubameyang.

Për aq minuta sa luajti, Broja bëri diferencën në fushë duke spikatur me paraqitjen e tij, gjë që duket i ka bërë përshtypje edhe trajnerit të ri të Çelsit, Graham Potter.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments