Shqipëria U-19, e drejtuar nga Nevil Dede, është mundur me rezultatin 2-1 nga Belgjika U-19, në një ndeshje të vlefshme, për Grupin 4 eliminator.

Kjo humbje e ka nxjerrë jashtë loje për kualifikim kombëtaren, që pësoi kështu humbjen e dytë, pas asaj me Greqinë.

Kuqezinjtë pësuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën presuan më shumë, me rezultat të arrijnë të shënojnë në minutën e 77-të, me anë të Armando Brojës, i cili nuk fali para portës.

Minutat e mbetura kuqezinjtë janë munduar të gjejnë golin e barazimit që do t’i mbante në lojë për kualifikimin, por nuk mundën.

Një ndeshje më e mirë kjo e zhvilluar nga kuqezinjtë, në krahasim me atë të Greqisë të disa ditëve më parë, megjithate Armando Broja duket se eshte shume pak per te mundur keto ekipe shume te forta me te cilat po ndeshet kombetarja jone.

Belgjikë U19- Shqipëri U19 2-1
(Van Der Brempt 10′, De Ketelaere 45+1’/ Broja 77′)