Ecuria e mire e Vllaznise dhe fitorja e saj e fundit ndaj Tiranes, kane marre vemendjen e duhur ne “Procesi Sportiv”. I ftuar ne kete emision ka qene edhe gazetari i njohur Artan Hoxha qe e vlereson se tepermi skuadren shkodrane, edhe per vete rendesine dhe historine e saj ne futbollin shqiptar.
“Kampionati u be pak interesant sepse Egnatia e uli pak ritmin e saj. Ne 5 ndeshjet e fundit ka marre vetem 4 pike, nderkohe qe ishte 10 pike perpara. Partizani e uli ritmin, Skenderbeu ka marre 12 pike, ka 4 fitore ne ndeshjet e fundit. Formula aktuale e kampionatit per fat te mire prodhoi vetem nje gje: Prodhoi Vllaznine!
Dhe Vllaznia eshte e vetmja nga ato ekipe qe e mbush stadiumin. Ne mezi e presim nje skuader si Vllaznia qe eshte nje emer i madh, qe mund te sjelle edhe tifozet ne stadium.
Ne qofte se ka nje skuader qe e shpeton kampionatin, ajo eshte Vllaznia. Sepse ajo eshte ne gjendje te marre vemendje, te prodhoje lajm, te mbushe stadiumin, pra i permbush te gjithe keto komponentet e tjere”- eshte shprehur gazetari Artan Hoxha./www.shkodrasport.com/