Nga Vllaznia ende nuk ka asnjë sinjal se çfarë do të bëhet për sezonin e ardhshëm dhe futbollistët të cilëve u ka përfunduar kontrata janë në ankth për të ardhmen e tyre.
Ka prej atyre që po studiojnë ofertat e tjera, ka nga ata që nuk duan të lënë Shkodrën por ka edhe prej atyre që po mendojnë tjetër gjë këto ditë.
Njëri prej tyre për shembull, mbrojtësi Olsi Gocaj, ka shfrytëzuar ditët e nxehta të këtij qershori për të bërë plazh teksa ka zgjedhur Velipojën për të kaluar disa ditë relaksi.
Lojtari që ka luajtur 200 ndeshje në kampionat me Vllazninë, konsiderohet një pikë e fortë e kësaj skuadre dhe padyshim që mendohet të jetë në planet e skuadrës edhe për sezonin tjetër megjithëse ende nuk ka hedhur firmë në kontratë.
Por nuk përjashtohet mundësia që atë ta shohim në ndonjë skuadër tjetër të kampionatit shqiptar, por pse jo të udhëtojë edhe drejt Amerikës, për t’u bashkuar me familjarët e tij që jetojnë prej vitesh atje.
© shkodrasport.com