Vllaznia ka zhvilluar pasditen e sotme seancen e fundit stervitore para nisjes per ne Qipro. Ajo eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Borici” dhe ne rradhet e kuqebluve eshte pare nje entuziasem i madh.

Trajneri Brdariç per disa minuta ka zhvilluar edhe nje loje me ekipin teksa i ka ndare futbollistet ne dy grupe, megjithate ende nuk eshte shume e qarte se cili do te jete formacioni perfundimtar qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.

Futbollistet duken shume te motivuar per te bere mire edhe ne perballjen e pas dy diteve ndaj AEL Limasol. Kuptohet qe ata e kane te qarte se kundershtari eshte i nje niveli me te larte sesa Shiroki Brijeg.

Edhe vete trajneri e ka thene se nuk do te bejne gabimet e ndeshjes se pare te turit te pare dhe per kete arsye, pritet qe ne fushe te shohim nje ekip me te kujdesshem.

Pavaresisht se te gjithe mendojne se qipriotet jane favorite per kalimin e turit, ne fakt ne Shkoder mendojne ndryshe dhe kete gje do te mundohen ta tregojne edhe ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/