Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar ngjarjen e Beogradit, ku futbollistët kuqezi u sulmuan nga serbët, pas dronit të famshëm, të ngritur nga Ballist Morina.

Shkodrani Hafizi e ka cilësuar sjelljen e serbëve si kafshërim, teksa tregon që herën e parë u tremb shumë.

“Herën e parë jam trembur shumë. E mendova sikur do më ndodhte mua si trajner i ekipit Kombëtar.. Pastaj mendova që jo çdo e keqe vjen për të bërë keq.

Ajo më pas erdhi në favorin tonë. Ajo ndeshje nuk mund të zhvillohej mirë. Pavarësisht vendimit të parë të UEFA-s.

Mbeta i shtangur nga ai kafshërim. Pse duhet të arrijë deri në atë kafshëri një ndeshje futbolli”, Astrit Hafizi.