HomeATLETIKEAtleti shkodran Franko Burraj medalje ari në Mitingun Ndërkombëtar të Tivarit

Atleti shkodran Franko Burraj medalje ari në Mitingun Ndërkombëtar të Tivarit

Atleti shkodran Franko Burraj ka bere nje paraqitje te mire duke zene vendin e pare dhe duke merituar medaljen e arte ne “Internacional Bar Miting”, turne ky i pervitshem qe zhvillohet çdo date 1 maj ne Tivar te Malit te Zi.

Ai ka dominuar mbi te gjithe konkurrentet e tjere pjesmarres ne kete Miting nderkombetar duke treguar edhe njehere tjeter vlerat e tij.

Burraj ka zene vendin e pare ne mes 13 pjesmarresve nga vende te ndryshme te Ballkanit dhe Europes. Koha e arritur nga atleti i Vllaznise ka qene 47″29.

Bashke me atletin, ne Tivar ka qene i pranishem edhe trajneri i tij Bruno Rrotani i cili duke folur per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete gare dhe kete sukses te sportistit te tij, eshte shprehur:

“Franko vinte pas nje demtimi dhe me duhet ta them se koha ishte pergjithesisht e mire, pa harruar edhe faktin se gjate gares ka patur edhe jo pak ere. E rendesishme eshte se ai vazhdon te tregoje vlerat e tij dhe suksesi ne kete Miting, eshte pasqyrim i punes se bere ne stervitje”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments