Vllaznia ne futboll per femra zyrtarisht eshte kampione e Shqiperise per sezonin 2020-2021. Ndonese duhen edhe tre jave nga fundi i kampionatit, vajzat kuqeblu e kane siguruar matematikisht qe pasditen e sotme titullin, i cili eshte i teti rradhazi per ta.

Ato kane perfituar nga barazimi i ndjekeses se saj me te afer, Apolonise ndaj Tirana AS dhe tashme diferenca me te ka shkuar ne 10 pike, diference kjo e mjaftueshme per t’i kurorezuar si kampione.

Nderkohe Vllaznia ka bere detyren e saj ne ndeshjen e rradhes, duke e mundur Partizanin me rezultatin e thelle 11-0 ne takimin e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Serine e golave e ka hapur Megi Doçi qe ne sekondat e para te ndeshjes, nderkohe qe kjo lojtare gjate ndeshjes do te shenonte edhe tre gola te tjere duke formuar keshtu “pokerin” e saj ne kete 90 minutesh.

Nderkohe do te shenonin edhe Curraj, Rrahmani, Gjini, Lufo (2), Levenaj si dhe nje autogol i Dizdarit, qe ka kompletuar kesisoj fitoren e thelle 11-0 ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/