Atleti shkodran Franko Burraj ka bere nje paraqitje te mire duke zene vendin e pare dhe duke merituar medaljen e arte ne “Internacional Bar Miting”, turne ky i pervitshem qe zhvillohet çdo date 1 maj ne Tivar te Malit te Zi.

Ai ka dominuar mbi te gjithe konkurrentet e tjere pjesmarres ne kete Miting nderkombetar duke treguar edhe njehere tjeter vlerat e tij.

Burraj ka zene vendin e pare ne mes 13 pjesmarresve nga vende te ndryshme te Ballkanit dhe Europes. Koha e arritur nga atleti i Vllaznise ka qene 47″29.

Bashke me atletin, ne Tivar ka qene i pranishem edhe trajneri i tij Bruno Rrotani i cili duke folur per “Shkodra Sport” ne lidhje me kete gare dhe kete sukses te sportistit te tij, eshte shprehur:

“Franko vinte pas nje demtimi dhe me duhet ta them se koha ishte pergjithesisht e mire, pa harruar edhe faktin se gjate gares ka patur edhe jo pak ere. E rendesishme eshte se ai vazhdon te tregoje vlerat e tij dhe suksesi ne kete Miting, eshte pasqyrim i punes se bere ne stervitje”./SHKODRA-SPORT.COM/