Sportmedia ka përzgjedhur formacionin më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në Ligën 1 të Maqedonisë së Veriut.

Në të bien në sy disa lojtarë që kanë luajtur edhe në Abissnet Superiore. Në mbrojtje është Klisman Cake, ish-lojtari i Tiranës, i cili po spikat me Struga Trim & Lum.

Në mesfushë është vendosur Marijan Altiparmakovksi. Në të shkuarën ai ka luajtur për Laçin, për gjashtë muaj, kurse në sulm Sindrit Guri, ish i Vllaznisë dhe Kukësit.

Formacioni më i mirë (3-4-3): Kristijan Naumovski – Jan Krivak, Senghor Faustin, Klisman Cake – Marjan Altiparmakovski, Freddy Alvarez, Ermedin Adem, Remzifaik Selmani – Sindrit Guri, Sunday Adetunji, Martin Mircevski.