Atletik Klub femra ka marre nje fitore me vlere ne ecurine e saj ne kampionat teksa ka fituar pasditen e djeshme me rezultatin 5-2 ne Lushnje ndaj skuadres vendase. Nje fitore qe do ta ndihmoje ate per ecurine e saj te metejshme ne kampionat.
Takimi eshte dominuar nga vajzat e drejtuara nga trajneri Rakaj dhe ato kane shenuar shpejt dy gola, fillimisht me ane te nje autogoli te Shulit dhe me pas ka dyfishuara Leoselda Stalaj. U duk se ndeshja do te kishte kete rrjedhe, por Lushnja reagon.
Ajo ka arritur te shenoje dy gola njeri pas tjetrit me ane te futbollistes Muça dhe ne kete menyre pjesa e pare e ndeshjes do te mbyllej ne shifrat e barabarta 2-2.
Por pjesa e dyte ishte krejt ndryshe. Atletik rimori ne dore frenat e lojes dhe protagoniste do te behej sulmuesja Iris Armoku e cila do te shenonte dy gola, fillimisht ne minuten e 50-te dhe me pas ne te 75-te. Per ta mbyllur kete ndeshje do te mendonte futbollistja Erilda Kurbasha.
Perfundimisht 5-0 per Atletik Klub. Me kete fitore ajo ngjitur ne kuoten e 19 pikeve teksa ndan vendin e gjashte te renditjes me Kinostudion me pike te barabarta. Jo keq per nje skuader e cila e ka vitin e pare te pjesmarrjes ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/