Basania U17 vazhdon te beje mire ne kampionat dhe mban me shume merite vendin e pare te renditjes. Diten e sotme ajo ka fituar ndaj Kukesit me rezultatin 5-2 ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin “Football Republic” ne Tirane.

Basania e ka nisur mire ndeshjen dhe ne pjesen e pare ka arritur te shenoje tre gola. Te parin do ta shenonte Jozef Kodra dhe pas nje minute do te dyfishonte Elvis Ibishaj, ndersa me pas do te shenonte edhe Marsel Lleshi.

Ne fillimin e pjeses se dyte do te vinte edhe goli i katert me autor Fabjan Dedndreaj, ndersa me pas Kukesi do te shenonte dy gola me Shehin dhe Diden duke i ngushtuar shifrat ne 4-2. Por kjo do te zgjaste vetem pak. Kjo sepse Dedndreaj do te shenonte edhe nje gol te peste dhe kesisoj i gjithe takimi perfundoi me rezultatin 5-2.

Me kete fitore, Basania U17 eshte ngjitur ne kuoten e 53 pikeve dhe mban vendin e pare ne renditje duke qene shume prane realizimit te objektivit te saj, shpalljes kampion i grupit A.

Javen e ardhshme do te zhvillohen ndeshjet e javes se fundit te kampionatit dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Donald Lari do te prese ne fushen e tij ekipin Albanet. Nje ekip ky relativisht i dobet dhe sigurisht qe pritet nje fitore e saj me te cilen do te siguronte vendin e pare ne renditje, perpara startit te fazes play-off./SHKODRA-SPORT.COM/