Kampionati i Superligës së femrave luajti ditën e sotme ndeshjet e javës së 14-të. Në sfidën e parë të femrave, atë mes Tirana AS-Atletik Club, skuadra shkodrane, e drejtuar nga trajneri Elis Legata, ka tundur plot pesë herë portën tiranase.

Kështu, Atletik Club e ka mbyllur me fitore këtë ndeshje, teksa ka mundur me rezultatin e thellë 5-2 ekipin e Tirana AS, në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz.

Ndonëse kanë qenë vendaset ato që kanë kaluar të parët në avantazh, vajzat shkodrane kanë arritur të barazojnë shifrat. Armoku ka barazuar shifrat në minutën e 35-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, do ishte Kurbasha ajo që do të shënonte golin e dytë, ndërsa pak minuta më vonë, do të vinte edhe goli i tretë me autore sërish Armokun.

Tirana AS do të shënonte edhe një gol të dytë, por që nuk do t’i mjaftonte për asgjë, sepse sërish Armoku do të shënonte edhe dy gola të tjerë për Atletik Club, në fund të kësaj ndeshje. Kështu, e gjithë ndeshja do të mbyllej në shifrat 2-5 për Atletik Club.

Në këtë mënyrë, Atletik Club, pas kësaj ndeshje, pozicionohet në vendin e shtatë në renditje me 16 pikë të grumbulluara, me 5 fitore të arritura, 1 barazim dhe 7 humbje. /Maringlen ZHIVANI/

Tirana AS Femra-Atletik Club 2-5

Golat: Mema 30’, Tota 72’ / Armoku 35’, 63’, 88’, 90’, Kurbasha 56’