Gazetari i emisionit Mediaset, duke folur për emisionin radiofonik “Il Diabolico e il Divino”, bëri të ditur se ka një raport për favorizimet e arbitrave ndaj Juventusit gjatë këtij sezoni.

ANGLI- Gazetari i njohur i programit Le Iene, Filippo Roma, do t’i rikthehet investigimeve dhe në këtë rast gabimet e arbitrave. Gazetari i emisionit Mediaset, duke folur për emisionin radiofonik “Il Diabolico e il Divino”, bëri të ditur se ka një raport për favorizimet e arbitrave ndaj Juventusit gjatë këtij sezoni.

Filippo Roma përmendi edhe arbitrin Daniele Orsato, protagonist në ndeshjen Juventus-Roma në të cilin përveç gabimeve në fushë, gaboi edhe në shpjegimin e episodit që i dha mesfushorit të Romës, Bryan Cristante: “Po përgatis një raport për favoret e arbitrave që i janë bërë Juventusit këtë sezon”, njoftoi gazetari.

Me rastin e ndeshjes që u luajt në muajin tetor, arbitri venecian ka fërshëllyer një penallti në favor të skuadrës së Mourinhos pa pritur që të luhej avantazhi (në vazhdim të aksionit Roma shënoi, ndërsa penalltia u prit nga Szczesny):

“Në episodin e ndeshjes kundër Romës sigurisht që ka një gabim nga Orsato, por faji i tij kryesor janë fjalët drejtuar Cristantes në dhomat e zhveshjes”, shtoi gazetari.

“Kjo është një gjë e pabesueshme, Orsato ka treguar se nuk i njeh rregullat duke i thënë atij “Nuk ka avantazh në penallti”. Nuk mbaj mend një vit në të cilin Romës i janë dhënë dy penallti kundër Juventusit. Polemikat janë relative”.