Pak dite me pare Albion Avdijaj kaloi këtë merkato nga Tirana te Vllaznia. Rreth këtij transferimi, apo edhe rreth cilësive të shtatlartit ka folur ish drejtori sportiv i bardhebluve, Arbi Laçi, në një intervistë për Ora News.

Laçi eshte shprehur se Avdijaj nuk është në preferencat e tij. Ai e quan afrimin e tij te shkodranët, një gabim të Vllaznisë.

“Avdijaj nuk është dhe as nuk ishte në shijën time personale. Nuk e doja të vinte te Tirana. As për ecurinë e tij, apo për më herët. Ka qënë dikur futbollist premtues, por kjo nuk mjafton për të qënë realitet i bukur në futbollin tonë.

Vllaznia ka gabuar, e Tirana ka fituar pasi ka hequr një barrë. Nuk bëri asgjë as te 21 vjeçarët” – tha Arbi Laçi. Por ne fakt, ne Shkoder ka qene vete trajneri Brdariç qe e ka kerkuar ta kete ne skuader sepse e ka stervitur edhe me perpara ne Gjermani.