Në dukje një fenomen që vlen vetëm për statistikë, por po të bësh një analizë të thellë shkencore është shumë më tepër.
Në tërësinë e vlerave psiko-motorike të ekipit në përgjithsi apo të individit në veçanti, “minutat shtesë”.

Të klasifikuara dhe të emërtuara simbas llojit në terminologjinë përkatëse, në funksion dhe shërbim të plotë, me qëllim lehtësimin e studimit dhe edukimit të tyre në bazë të shkencës përkatëse, përbëjnë kohën e shtuar në fundin e ndeshjes për plotësimin e minutave të humbura për arsye të ndryshme dhe sigurojnë 90′ lojë efikase.

Të pakta në numër, nën ndikimin e lodhjes dhe rezultatit shpesh herë klasifikohen si deçizive për rezultatin përfundimtar të ndeshjes i përfshirë ktu edhe *fati*.

Si rrjedhim, aftësia për t’i menaxhuar apo për të përfituar prej këtyre minutave simbas nevojës së ekipit është e lidhur në mënyrë absolute me vlerat psiko-motorike të ekipit në përgjithsi, individit në veçanti, menaxhimit dhe fuqisë së lojtarëve të stolit si dhe fatit, dhe për t’i kthyer në shërbim duhet:

– Vetebesim

– Vetevlerësim

– Guxim

– Përqëndrim

– Papërkulshmëri

– Saktësi

– Qartësi

– Shkathtësi

– Freski fizike

– Etj., etj., etj.

Cilësi psiko-motorike keto që traineri i vetëm profesionist në Shqipri Thomas Brdarić, i përshtatur më së miri me grupin dhe stilin tradicional të futbollit shkodran, ka arritur t’i injektojë në nivelet më të larta të mundshme dhe të domosdoshme, dhe jo rastësisht ekipi i Vllaznisë kryeson Ligën Superiore Shqiptare të Futbollit të meshkujve, dhe kjo përbën në mënyrën më të pakontenstueshme “provën shkencore” se pse Vllaznia ndodhet në krye.

Si përfundim, ato çfarë fliten në mediat vizive apo të shkruara nga pseudoanalistat e famshëm shqiptarë janë thjeshtë
“lloqe Kavaje” pa pikën e vlerës.

Ju uroj nga thellësia e shpirtit shëndet dhe punë të mbarë në të mirën tuaj dhe gjetjen e rrugëve për të përfshirë sa më shumë trainerë profesionistëtë në shërbim të rritjes së cilësisë së interpretimit sa më profesional dhe artistik të lojës magjike të futbollit.

Nga Kanadaja
Ridvan Tula