Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAventura e parë pas Vllaznisë, BRDARIÇ i lumtur te klubi indian: Drejtohet...

Aventura e parë pas Vllaznisë, BRDARIÇ i lumtur te klubi indian: Drejtohet nga profesionistë të vërtetë

Thomas Brdariç tashmë është në krye të Chennaiyin. Skuadra indiane militon në Superligë dhe përforcimet nuk kanë munguar. Kështu synohet të jenë ndër skuadrat pretendente. Për aventurën e re ka folur trajneri Brdariç, që e ka sfidën e parë pas Vllaznisë.

Atij i ka bërë përshtypje India me natyrën e saj. Më tej ka shtuar që futbolli është ndryshe nga vendet e tjera, por vë theksin se klubi drejtohet nga profesionistë dhe qëllimet e tyre janë dhe të tij. Më poshtë mund të lexoni nga fjala e Brdariç.

“Atje mund të gjesh nga kafshët më helmuese, te natyra dhe peizazhet e bukura. Ka kulturë të ndryshme dhe kaq shumë për të zbuluar. Dua të njoh më mirë mentalitetin e njerëzve me ndihmën e futbollit.

Këtu ka një tjetër lloj futbolli, por Kombëtarja është pikë referimi e mirë pasi janë kualifikuar për raundin tjetër në Kupën e Azisë me tre fitore. Patëm disa biseda themelore dhe kuptova se klubi drejtohet nga profesionistë të vërtetë dhe po ndiqnin ato qëllimet që mua më interesonin”, tha Brdariç./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments