Java e parë e Superiores ka mbaruar e tashmë skuadrat duhet të fillojnë të përgatiten për raundin e ardhshëm të ndeshjeve. Ashtu si në javën e parë, sfidat do të luhen në tre ditë të ndryshme.

Duelet fillojnë të shtunën me ndeshjet Kastrioti-Erzeni dhe Teuta-Bylis, ku vihen përballë njëra-tjetrës skuadra që nuk kanë siguruar pikë dhe ato që e kanë nisur me tre të tilla sezonin.

Të dielën zbresin në fushë pretendentët e Tiranës në transfertën e vështirë ndaj Egnatias, ndërsa në darkë luhet një ndeshje shumë interesante mes Vllaznisë dhe Kukësit në Shkodër.

Java mbyllet më pas me sfidën e të hënës në darkë mes Partizanit dhe Laçit, dy skuadrave të cilat që në start e kanë treguar se kërkojnë të jenë mes pretendentëve për titullin kampion.

JAVA 2

27.08.2022
Kastrioti-Erzeni 17:00
Teuta-Bylis 17:00

28.08.2022
Egnatia-Tirana 17:00
Vllaznia-Kukësi 19:30

29.08.2022
Partizani-Laçi 19:30