Armando Sadiku i ka dhuruar sot fitoren e parë në kampionat skuadrës së Kartagena në La Liga 2 me golin e tij në fundin e takimit ndaj Hueska.

Sulmuesi shqiptar, u aktivizua në pjesën e dytë dhe në fund vendosi fatin e ndeshjes që u mbyll me shifrat 3-2.

Ekipi i tij po kryesonte 2-1 kur Sadiku hyri në fushën e lojës në minutën e 82-të të ndeshjes, por pak çaste më vonë shifrat u barazuan nga një autogol,. Megjithatë, në minutën e fundit të kohës shtesë, gjyqtari akordoi një penallti dhe Sadiku u shfaq te pika e bardhë.

Goditja e tij ishte e saktë dhe ai shënoi kështu golin e fitores për skuadrën e Kartagena, e cila kësisoj mori fitoren e parë në La Liga 2 në këtë edicion falë këtij realizimi.