Deklaratë e fortë nga gazetari i njohur, Endi Tufa. I ftuar në emisionin “Gol pas Goli”, Tufa foli për krizën që po kalon Partizani që këtë sezon nuk kanë fituar asnjë ndeshje, ndërsa zbuloi se trajneri Daja nuk e ka ekipin me vete pas këtyre rezultateve.

Tufa zbuloi më tej se lojtarët i kanë kërkuar drejtuesve të ndryshojnë trajnerin dhe ne fakt nje situate e tille po jep efektin e vet edhe tek rezultatet e skuadres.

“Daja nuk e ka ekipin me vete. Në dijeninë time, lojtarët pak kohë më parë kanë kërkuar të drejtuesit që diçka të ndryshojë te trajneri.

Kam përshtypjen që gjithçka është drejt fundit mes trajnerit Daja dhe Partizanit. Kur përmenden edhe emra dhe alternativa, do të thotë që ka diçka”, u shpreh Tufa.

Pas barazimit te sotem me Egnatian, nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe ndryshime, ndonese pak dite me pare vete presidenti Demi deklaroi se trajneri Daja nuk do te largohet.