Pas paraqitjeve te mira me kombetaren U17 te Irlandes ne ndeshjet e para disa diteve, Rocco Vata vazhdon te spikase edhe me ekipin e Selltik.

Ai ka shënuar golin e parë në ndeshjen e Celtic B kundër Cumbernauld Colts, që përfundoi në barazim 2-2. Futbollisti 16-vjeçar, i cili përfaqëson kombëtaren e Irlandës, realizoi nga një pozicion i vështirë.

Vata u ndihmua edhe nga portieri i skuadrës mike, që nuk ruajti shtyllën e parë dhe më pas e pa topin të përfundonte në rrjetë.

Vata konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme dhe jo me kot tek Selltik besojne shume ne aftesite e tij. Rocco padyshim qe kerkon te ndjeke hapat e te atit qe pat bere nje karriere te shkelqyer me kete ekip.

Me poshte keni mundesi te ndiqni golin e shenuar nga ai ne ndeshjen e djeshme: