Tifozët shqiptarë po shfaqin interes të madh për ndeshjen e Kombëtares me Moldavinë sot në orën 18:00. Gazetari i Tv Klan Erjon Todhe ndodhet në Moldavi për të ndjekur kuqezinjtë, ku në kryeqytetin moldav ka dhe prani të shtuar të tifozëve shqiptarë.
Mes tyre është edhe babai i futbollistit të kombëtares Elseid Hysaj, të cilit gazetari Erion Todhe mundi t’i shkëpusë një prononcim.
Gazetari Erjon Todhe: Sonte presim një gol nga mbrojtja?
Babai i Elseid Hysaj: Vështirë ka për të qenë, por fjala jote në vesh të Zotit. Kryesorja është që të marrim një barazim, fitorja do ishte edhe më mirë.
Gazetari Erjon Todhe: Je gjithmonë i pranishëm në stadium, je gjithmonë i pranishëm në Kombëtare, si e ndjen kësaj radhe.
Babai i Elseid Hysaj: Ambientin e shoh shumë të karikuar, tifozët kemi sa të duash, mbushur ky vend me tifozë të Shqipërisë. Është kënaqësi edhe për mua kur i shoh gjithë shqiptarët që ndjekin Kombëtaren, shpresoj një ndeshje të mirë dhe i uroj çunave të na kënaqin.