Pritje e jashtëzakonshme nga Edvan Bakaj, i mohon golin e epërsisë Egnatias teksa 11-metër larg portës ka neutralizuar gjuajtjen e Pedro Augustro në minutën 50.

Ndeshja vazhdon të ngelet me rezultatin 1-1, dhe kjo penallti ishte e treta në këtë sfidë.

Telushi ka shënuar për Egnatian me anë të një penalltie në minutën 7, ndërsa barazoi Ibrahimi 32′ po me penallti.