Njeri e hapi, tjetri e mbylli. Vllaznia triumfoi ne shifrat 2-1 ndaj Egnatias kryesuese dhe duke vijuar serine e rezultateve pozitive, me golat e shenuar nga Bekim Balaj dhe Ildi Gruda.
Nje dyshe qe po i ben shkodranet te enderrojne. Kapiteni po tregohet nje lider i vertete ne fushen e lojes, por njekohesisht po vazhdon te shenoje dhe tashme ka mberritur ne kuoten e 13 golave duke kryesuar i vetem listen e golashenuesve me te mire te kampionatit.
Nderkohe Gruda po ben sezonin e tij me te mire dhe me golin e djeshem ndaj rrogozhinasve ka mberritur ne numrin 8 dhe per momentin eshte i katerti ne kete renditje, duke patur para vetes perveç shokut te ekipit, edhe Hasanin me 10 gola qe tashme nuk luan me ne kampionatin tone dhe te ndjerin Dwamena me 9 gola.
Me siguri qe 24 vjeçari do te vazhdoje te shenoje dhe do te jete i dyti ne listen e golashenuesve me te mire te kampionatit ne fund te tij, çka do te ishte diçka vertete shume e bukur. Te dy sebashku deri tani kane shenuar 21 gola duke udhehequr Vllaznine ne kete menyre drejt arritjes se objektivave te saj./SHKODRA-SPORT.COM/