Spanjollja “Marca” mëngjesin e sotmën raportoi se dy hotelet e Krisitano Ronaldos në Portugali do të ktheheshin në spitale, ku do të shëroheshin të infektuarit me koronavirus.

Ky lajm bëri bujë në të gjithë Europën dhe medie të shumta janë drejtuar për tek vendet ku janë hotelet për të parë nëse bizneset e Ronaldos janë kthyer në spitale.

Në ambientet e hoteleve kanë mbërritur shumë gazetarë që kanë parë dhe pyetur. Puna në to vazhdon normalisht pa asnjë ndryshim nga ditët e kaluara.

Nuk ka asnjë punim që po bëhet për të ndryshuar shërbimin e tyre. Për mediet portugeze ka folur edhe një nga menaxherët e hotelit, i cili është shprehur se nuk është në dijeni të një vendimi të tillë.

“Ne jemi një hotel. Ne nuk do të jemi spital. Është një ditë si gjithë të tjerat, ne jemi dhe do të mbetet një hotel. Kemi marrë shumë telefonata nga media”, është shprehur menaxheri.

Ndërkohë, Ronaldo nga ana e tij mbetet në heshtje dhe po qëndron pranë mamasë së tij, e cila nuk është në gjëndje të mirë shëndetësore. /vipsport/