Ne barazim 1-1 eshte mbyllur derbi shkodran i kategorise se dyte, ai ne mes Ades dhe Vllaznia B, luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive Adriatik te Velipojes.

Nje 90 minutesh qe i ka patur brenda te gjithe, perfshi edhe tensionin ne mes futbollisteve ne momente te veçanta, kontestimet e arbitrit dhe shume gjera te tjera. Me te vertete nje takim “derbi” por qe ne fund dhuroi “paqe” mes futbollisteve te te dy ekipeve.

Ka qene “Vllaznia B” ajo qe ka kaluar e para ne avantazh me ane te mesfushorit Klaudio Leka ne minuten e 58-te dhe kur u duk se takimi do te fitohej nga ekipi kuqeblu, nuk ka ndodhur keshtu.

Ne minuten e 85-te arbitri i takimit ka akorduar nje 11-metersh per vendasit te cilet ne fakt kishin pretenduar edhe me perpara per nje tjeter por jo te dhene. Vendimi i tij per te treguar piken e bardhe pese minuta para fundit eshte kontestuar nga futbollistet e Vllaznia B sepse sipas tyre topi nuk ka prekur fare doren e mbrojtesit Shema, por gjithsesi vendimi nuk eshte anulluar.

11-metershin e ka kthyer ne gol Rahova dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 1-1. Te dy ekipet vijojne te ruajne pozitat e tyre ne renditje me nje pike me shume ne favor te Ades.
www.shkodrasport.com